Afaristët e Maqedonisë kërkojnë administratë më efikase dhe më të shpejtë publike

Maqedonia

Afaristët e Maqedonisë kërkojnë administratë më efikase dhe më të shpejtë publike

Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:55
Administra

Administratë më efikase dhe më të shpejtë, largimi nga ndryshimi i shpeshtë i rregullave të taksave, zvogëlimin e dyfishtë të dënimeve, janë disa nga kërkesat e shoqërisë së afaristëve të adresuara deri tek njerëzit e parë të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) dhe Drejtorisë së Doganave si dhe funksionimin e institucioneve që ndikojnë shumë në punët e kompanive.

Anketa e Odës Ekonomike të Maqedonisë e bërë në mes kompanive, tregon se 90% e të anketuarave kanë kërkuar zvogëlimin e dënimeve të taksës, 45% kanë kërkuar rritjen e trajnimeve të administratës së taksave, 70% mendojnë se doganat janë efikase, por kërkojnë qëndrim më profesional të doganierëve në kalimet kufitare në Tabanoc dhe Bllacë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat