Athina kritikon Hanin: Po jep pamje të gabuara mbi negociatat

Maqedonia

Athina kritikon Hanin: Po jep pamje të gabuara mbi negociatat

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:20
Hanh

Ditën e djeshme komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh optimist se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme.

Këto komente Han i bërë në fjalimin e tij para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian.  I menjëhershëm ka qenë reagimi i Qeverisë greke ku ka reaguar me anë të një deklarate kritikuese ndaj euro-komisarit Han.
 

“E ftojmë komisionerin Hahn të mos vazhdojë dhënien e pamjeve të gabuara mbi negociatat, të cilat siç tregojnë gjasat, nuk i kupton. Më e pakta që mund të bëjë, është të ndalojë minimin e tyre”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme greke, publikuar vonë, mbrëmjen e të martës.

Por edhe kryeministri  Zoran Zaev konsideron se dy javët që tha komisioneri “janë jashtëzakonisht pak” për të çuar deri tek zgjidhja.

Ndërhyrja e komisionerit Hahn dhe reagimet, u shënuan pak orë para se ministrat e jashtëm të Greqisë dhe të Maqedonisë të fillojnë një takim tjetër në Vjenë mëngjesin e sotëm. Në këtë takim është prezent edhe i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Metju Nimç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat