Kallzim penal për dy ish-funksionarë shtetëror të Maqedonisë

Maqedonia

Kallzim penal për dy ish-funksionarë shtetëror të Maqedonisë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 13:41
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup, ka kallëzuar penalisht personat K.B (37) nga Shkupi, dhe H.D (44), nga Strumica, të cilët dyshohenpër keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

Sipas policisë, përllogaritja e dëmit të buxhetit shtetëror arrin në 1.352.400 denarë (rreth 22 mijë euro)

Gjatë vitit 2016, K.B në cilësinë e Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, ka nënshkruar marrëveshje me G.D, i përfaqësuar nga Agjencia për pronësi intelektuale, për të përgatitur një material me të dhëna për lëndë të para energjetike.

Mirëpo, materiali nuk është përgatitur. Me këtë rast, H.D, si zv. ministër i Ekonomisë, ka nënshkruar për gjoja dorëzim dhe përfundim të marrëveshjes për materialin e kërkuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat