Në Drislla u vendos filtër për pengimin e emetimit të grimcave të dëmshme në ajër

Maqedonia

Në Drislla u vendos filtër për pengimin e emetimit të grimcave të dëmshme në ajër

Më: 25 prill 2018 Në ora: 13:23
Drislla

Deponia Drislla, që operon në rajonin e Shkupit, ka vendosur filter të ri në furrën për djegien e mbetjeve mjekësore.

ky filter pengon dalje në ajër të grimcave PM10, monoksidin e karbonit dhe grimcat tjera që emetohen në ajër gjatë procesit të djegies.

Sipas Petre Shilegovit, kryebashkiak i Shkupit, vendosja e këtij filtri është në pajtim me udhëzimet e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor.

Filtri do të shfrytëzohet deri në vendosjen e furrës së re.

Përndryshe, furra në Drislla u vu nën kontrollin e Inspektoratit, për shkak se nuk i plotësonte kushtet për veprimtari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat