Dimitrov dhe Kotzias sot takohen në Vjenë

Maqedonia

Dimitrov dhe Kotzias sot takohen në Vjenë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 08:17
Dimitrov dhe Kotzias

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Katzias do të takohen sot në Vjenë me ndërmjetësin për çështjen e emrit nga OKB, Methju Nimetz.

Dy ministrat u takuan për herë të fundit para dy javëve në Ohër, ku ata theksuan se për herë të parë kanë diskutuar për afatin kohor në negociata dhe mënyrën e zbatimit të zgjidhjes së mundshme. Diplomatët e huaj pastaj konfirmuan përparimin në procesin e negociatave, por gjithashtu deklaruan se kanë ngelur të zgjidhen çështjet më të rënda të kontekstit të emrit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat