Osmani nga Samiti PBEJL: Jemi të përgatitur për reforma të shpejta dhe radikale

Maqedonia

Osmani nga Samiti PBEJL: Jemi të përgatitur për reforma të shpejta dhe radikale

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:54
Samiti PBEJL

Sot zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka kryesuar delegacionin qeveritar në një ndër iniciativat më të rëndësishme rajonale për bashkëpunim, Samitin e krerëve të shteteve apo qeverive të vendeve – anëtare në procesin e bashkëpunimit në Evropën jug-lindore( PBEJL), i cili po mbahet në Bërdo të Kranjit, Slloveni.

Osmani ka theksuar se përparësitë e bashkëpunimit rajonal, gjithëpërfshirjen, si dhe cilësianë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira reciproke, që siç ka thënë se krijojnë bazë për rajon të sigurtë, progresiv dhe ekonomisht të zhvilluar për Ballkanin Perëndimor, ku vendet, për shkak të potencialit të tyre të përbashkët gjeografik, historik dhe socio-ekonomik duhet ta ndajnë edhe të ardhmen evropiane.

Gjithashtu ai ka thënë se për integrimin në Bashkësinë Europiane është krijuar moment që jam i bindur se do ta shfrytëzojmë ka thënë Osmani.

Ndërsa në suaza të vizitës, zv/kryeministri Osmani do të realizoj edhe takim bilateral me Joanis Amanitidis, zv/ministër për Punë të Jashtme i Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat