Konviktet studentore kanë borxh prej 5 milion euro

Maqedonia

Konviktet studentore kanë borxh prej 5 milion euro

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:23
Ilustrim

Konviktet e nxënësve dhe studentëve kanë borxh prej 5 milion euro, ndërsa në takimin e sotëm të ministres së arsimit dhe shkencës, Renata Deskoska dhe drejtorit të Konvikteve shtetërore studentore, Dari Nikollovski në të cilën kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të nxënësve dhe studentëve që banojnë në konvikte, është shqyrtuar mundësia se si të paguahen këto borxhe, njofton Zhurnal.

"Fokusi i takimit ishte financimi i konvikteve të nxënësve dhe studentëve, të bëhet analizë e saktë për problet financiare dhe të dedektohen ato me qëllim që të mënjanohen", thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Ministrja Deskoska i ka ngarkuar udhëheqësit e konvikteve të nxënësve dhe studentore të bëjnë analizë dhe ri dedektojnë problemet me të cilat po ndeshen, që të mund të merren masa konkrete për zgjidhje e të njejtave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat