Serwer: Rruga e Maqedonisë për në BE dhe NATO kalon kah Athina

Maqedonia

Serwer: Rruga e Maqedonisë për në BE dhe NATO kalon kah Athina

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:01
Serwer

Analisti amerikan Daniel Serwer, i cili është njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, në seancën e sotme të Komisionit për Çështje Evropiane, tha se SHBA dëshiron që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, pasi sipas tij, kjo do ta rrit sigurinë e rajonit.

Ai thotë se nëse Maqedonia arrinë t’i përmbushë të gjitha kërkesat e BE-së, Athina sërish do të jetë problemi i anëtarësimit.

“Kjo është mundësi e madhe për anëtarësim në BE. Asgjë nuk është e garantuar, por paraqet mundësi që të ecet para në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Procesi u bllokua kur Kroacia u bë anëtare, ndërsa tani është zhbllokuar përsëri. Mundësitë e këtilla vijnë shumë rrallë. Raporti për Maqedoninë ishte pozitiv, por duhet të jeni të vetëdijshëm se ka probleme dhe aty duhet të fokusoheni”, ka thënë Serwer.

Problemi me sundimin e së drejtës është kyç sipas Serwer, i cili thotë se nëse nuk mund që sistemi juridik t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve, atëherë është e pamundur që ai të kthehet drejt partive politike.

Ai në fund tha se edhe kur do të ndryshohet emri i shtetit, miqtë e këtij vendi duke përfshirë edhe atë, do të vazhdojnë ta quajnë “Maqedonia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat