Gratë, por edhe burrat raportuan dhunë familjare në Manastir

Maqedonia

Gratë, por edhe burrat raportuan dhunë familjare në Manastir

Më: 24 prill 2018 Në ora: 09:41
Ilustrim

33 gra vitin e kaluar kanë denoncuar në polici se u janë shkaktuar lëndime trupore, dhe po aq meshkuj kanë treguar se janë dhunuar psiqikisht nga gratë.

Këto janë të dhëna zyrtare të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Manastir sipas të cilave, gjatë vitit 2017 janë parashtruar 94 padi penale për dhunë familjare në këtë qytet..

Në 36 raste viktimat kanë thënë se kanë qenë me lëndime trupore, prej të cilëve 3 kanë qenë burra dhe 33 gra. Nga gratë, 18 kanë qenë bashkëshorte, të tjerat nëna apo ish-bashkëshorte. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat