Maqedoni, kryetari i Komisionit për Qasje të Lirë deri tek Informimi ka dhënë dorëheqje

Maqedonia

Maqedoni, kryetari i Komisionit për Qasje të Lirë deri tek Informimi ka dhënë dorëheqje

Më: 24 prill 2018 Në ora: 07:50
Gjorgi Sllamkov

Gjorgi Sllamkov, kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informimi me karakter publik, ka dhënë dorëheqje dhe e ka dorëzuar atë në Kuvend javën e kaluar më 17 prill, siç thuhet për arsye personale.

Sllamkov u zgjodh kryetar i Komisionit, pasi më herët kishte qenë dy muaj kryetar i Komisionit për Antikorrupsion.

Ndërsa ishte në krye të njësisë kundër Korrupsionit, Sllamkov e hapi dhe menjëherë e mbylli procedurën kundër drejtorit të atëhershëm të DSK-së, Sasho Mijalkov për konflikt interesash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat