Larja e parave, nën radarë

Maqedonia

Larja e parave, nën radarë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:37
Ilustrim

Të dhënat e fundit të Drejtorisë Financiare për Zbulim (DFZ) tregojnë se janë të dyshimta 232 transakcione parash të qytetarëve të Maqedonisë, përmes të cilave lahen para apo janë të lidhur me financimin e terrorizmit, shkruan gazeta KOHA. Sipas DFZ-zë të gjitha institucionet që kryejnë transferta parash e kanë detyrim të dorëzojnë raport deri të Drejtoria për të Hyra Publike (DHP), duke ofruar të dhëna për bankat, këmbimoret, kursimoret,kompanitë që kryejnë transfertë të shpejtë parash, avokatët, noterët, si dhe fondet pensionale. Të gjitha këto raporte më pas DHP-ja i dorëzon deri të institucionet e tjera përkatëse dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pikërisht për këtë Qeveria e Maqedonisë ka përgatitur ligj të ri për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit sipas direktivës së Bashkimit Evropian dhe i njëjti tani më është vendosur në regjistrin e vetëm elektronik kombëtar – ENER.  Në bazë të raportit të fundit të DFZ-së në vitin 2017 obligim për të dorëzuar raport vjetor për transferta të dyshimta deri te DHP-ja e kishin 6.678 subjekte. Prej tyre 15 janë banka, dy kursimore, 241 këmbimore, 191 kompani për transferta të shpejta parash. Këtë obligim  e kanë edhe 2.000 kompani kontabiliste, më shumë se 2.300 avokatë dhe rreth 100 noterë.

Sipas raporteve të dorëzuar nga të gjitha këto subjekte vitin e kaluar, 232 transferta parash kanë qenë të dyshimta prej tyre 3 për terrorizëm. Transferta të dyshimta më së shumti janë realizuar nga bankat dhe at 177 transaksione derisa 26 transaksione janë realizuar përmes kompanive për transfertë të shpejtë parash, ndërsa 23 transaksione të dyshimta për larje parash janë realizuar nga noterët.  Të gjitha këto transaksione të dyshimta të realizuara gjatë vitit 2017  nga ana DHP-së janë dukë u bërë analiza të thella dhe pasi të përgatisin raportin final dhe vërtetohen dyshimet se kanë bërë vepër penale atëherë  DHP e informon policinë dhe Prokurorinë publike. Mirëpo sipas DHZ-së raporte të këtilla nuk përgatiten vetëm për Maqedoninë por raporte të këtilla përgatiten edhe për të gjitha ato vende të huaja që kanë kërkuar nga DHZ-ja.

“Për vitin e kaluar deri të DHZ-ja kanë arritur 40 kërkesa nga shtete e huaja. Më së shumti kërkesa ka nga Bullgaria më saktë katër kërkesa. Nga tre kërkesa nga Bangladeshi, Siria, Hollanda dher Belgjika ndërsa nga dy kërkesa për transferta të dyshimta parash nga Maqedonia kanë dorëzuar Sllovenia, SHBA-të, Mali i ZI si dhe mbi 20 shtete tjera. Ndërkohë Maqedonia ka dorëzuar 22 kërkesa për transaksione të dyshimta të parave dhe më së shumti 6 janë dorëzuar drejt Qipros, në SHBA  janë dorëzuar 6 kërkesa dhe katër kërkesa janë dorëzuar drejt Zvicrës dhe Britanisë së Madhe” thuhet në raportin vjetor për transferta të dyshimta parash drejt Maqedonisë dhe jashtë Maqedonisë.

Ndryshe viteve të fundit në opinion publikoheshin të dhëna nga institucione të ndryshme shtetërore për larje parash apo transferta parash gjegjësisht kapitalin nga Maqedoni drejt shteteve të ndryshme të botës e kanë bërë edhe  një numër i madh i shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë llogari bankarë në ato shtete të huaja ku qeveritë e këtyre shteteve nuk kanë të drejtë qasje për të kontrolluar origjinën e këtyre parave. Në raportin e fundit të DFZ-së thuhet se janë kryer disa hulumtime por se asgjë ende nuk ka konkrete për transferua të dyshimta parash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat