Buteli dhe Radishani nesër pa ujë

Maqedonia

Buteli dhe Radishani nesër pa ujë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:36
Ilustrim

 Nesër nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14 pa ujë do të mbeten banorët e lagjes Butel 1 dhe Radishan, si dhe objektet afariste në pjesën jugore të rrugës Bosnja dhe Hercegovina (EVN), Stacioni hekurudhor Shkup Veri, Eurotabak, Edel Prom, Fura Dime dhe Shkoda në Komunën Butel, njofton Koha. Nga NP “Ujësjellësi” kumtuan se ndërprerja e ujit bëhet për shkak planifikimit për intervenim teknik në trafostacionin e stacionit të pompës “Butel”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat