Osmani nesër në Bërdo afër Kranjës

Maqedonia

Osmani nesër në Bërdo afër Kranjës

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:34
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

 Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që mbahet në Bërdo afër Kranjës, Slloveni.

Siç kumtuan nga SÇE,  temat kryesore do të jenë sfidat dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore është iniciativë e bashkëpunimit rajonal ku krahas Maqedonisë anëtarë janë: Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat