Komuna e Kërçovës ndau 1,6 milionë denarë për trajtimin e qenve endacak

Maqedonia

Komuna e Kërçovës ndau 1,6 milionë denarë për trajtimin e qenve endacak

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:27
Ilustrim

Komuna e Kërçovës i ndau 1.600.000 denarë për trajtimin adekuat të qenve endacak në territorin e komunës.

Mjetet janë siguruar me propozim ndryshimin dhe plotësimin e sistemimit të mjeteve të buxhetit të komunës për vitin 2018.

Këshilli e miratoi Vendimin për dhënien e lejes për ndërmarrjen e obligimeve për themelimin e deponisë regjionale të Qeverisë së RM-së.

Në seancën e sotme Këshilli miratoi vendim për formimin e komisionit për marrëdhënie ndëretnike në të cilën do të ketë nga një anëtar nga gjashtë bashkësitë etnike të cilat  jetojnë në Kërçovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat