Maqedoni: Komisioni Kuvendor e shqyrtoj raprotin vjetor të DBK dhe AI

Maqedonia

Maqedoni: Komisioni Kuvendor e shqyrtoj raprotin vjetor të DBK dhe AI

Më: 23 prill 2018 Në ora: 19:45

Për më shumë se dy orë, deputetët e komisionit të mbikëqyrjes së shërbimit sekret i kanë marrë në pyetje drejtorët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DBK) dhe Agjencisë së Inteligjencës (AI), për atë që kanë bërë vitin e kaluar dhe çfarë planifikojnë të bëjnë këtë vit. Por të gjitha ishin prapa dyerve të mbyllura, sepse raportet vjetore janë informacion i klasifikuar.

DBK ka në plan të deklasifikojë informacionin nga raporti vjetor dhe t’i publikojë publikisht në të ardhmen. Ligjëvënsit besojnë se ndryshimet në fushën e shërbimeve sekrete kanë filluar, ata kanë nevojë për profesionalizëm dhe qasje shkencore në inteligjencë.

Në proces është marrëveshje kur komisioni do ta viziton DBK-në, ndërsa Nikolovski pohon se institucionet e tjera nuk përgjojnë dhe se DBK do të monitorojë komunikimet në përputhje me ligjin deri në formimin e Agjencisë Operative Teknike (AOT). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat