Komuna e Dibrës synon ndërtimin e një ujësjellësi të ri

Maqedonia

Komuna e Dibrës synon ndërtimin e një ujësjellësi të ri

Më: 23 prill 2018 Në ora: 17:15
Dibra

Edhe pse qyteti i Dibrës furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësi Rosok-Dibër dhe në rezervat aktuale të qytetit hynë 120 litër ujë për sekond, por çdo verë po ndjehet mungesë e madhe e ujit.

Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata ka parajlamëruar ndërtimin edhe të një rezervuarit të ri me kapacitet prej 5000 metër kub ujë, por gjithashtu bëjnë thirrje për ndërprejen e keqëpërdorimit të ujit për pije, për ujitjen e hapsirave të gjelbërta.

Ai tha se Dibra ka ujë të mjaftueshëm dhe gjatë periudhës së ardhshme nuk duhet të lejohet që disa pjesë të qytetit të kenë problem me mungesën e ujit.

Drejtori i NPK “Standart”, Mazllum Lleshi informon se udhëheqja e ndërmarrjes publike Rosok-Dibër ka marrë të gjitha masat për ndërprerjen e keqëpërdorimeve të ujit për pije për ujitjene e hapsirave të gjelbërta në periferi të qytetit.

Gjithashtu ai theksoi se janë marrë masa edhe për përmirësimin e pagesave të fakturave, sepse ndërmarrja, kompanitë dhe qytetarët, NPK-së “Standart” i kanë borxh mbi një milionë euro. Për këtë shkak, kjo ndërmarrje publike nuk i ka të paguara kontributet shëndetësore dhe penzional të puntorëve përafërsishtë dhjetë vjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat