“Tanku” vazhdon më 25 prill

Maqedonia

“Tanku” vazhdon më 25 prill

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:10
Ilustrim

Seanca e re për rastin “Tanku” që ka të bëjë me furnizimin e mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove është caktuar për më 25 prill, kur do të lexohet rezultati nga dy ekspertët, ndërsa do të vazhdohet edhe me dëshmi të tjera.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se dy dëshmitarët, Dejan Mitrevski – Urko dhe Zoran Vasilevski të cilët sot nuk erdhën në Gjykatë mund t’i thërrasin më 25 prill e nëse edhe atëherë nuk vijnë, do të përjashtohen.

Sot dëshmuan tetë dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, të ciltë cekën se furnizimi i “mercedesit” të ri ishte i domsodoshëm, sepse automjeti i vjetër shpesh herë ka mbetur me defekt dhe nuk ka qenë i sigurtë për tranpsortin e personaliteteve “vip”.

Pasdite dëshmuan Bobi Petkovski, Sasho Mitevski dhe Sasho Serafimovski, të gjithë të punësuar në MPB. Theksuan se kanë pasur probleme me automjetet e vjetra të blinduara të cilat shçesh kanë pasur defekte, ndërkaq për çka vazhdimisht i kanë njoftuar kompetentët.

Në rastin “Tanku” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski. Para dy seancave Gjykata solli vendim ta ndajë procedurën për Jankullovskën për shkak të “shtatzanisë së rrezikshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat