Çakarovski: MSH nuk do të kërkojë që vaksinimi të jetë kusht për regjistrim në shkolla

Maqedonia

Çakarovski: MSH nuk do të kërkojë që vaksinimi të jetë kusht për regjistrim në shkolla

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:09
Goce Çakarovski

Ministria e Shëndetësisë nuk do të kërkojë që vaksinimi të jetë kusht për regjistrim në shkolla. Në kontakt të përhershëm jemi me Ministrinë e Arsimit, do t’i harmonizojmë qëndrimet. Nuk është saktë se punojmë në atë se fëmijët nuk do të regjistrohen në kopshte apo shkolla nëse nuk janë të vaksinuar. Do të punojmë në atë që prindërit që janë skeptik, t’u themi se tek ata nuk duhet të ketë frikë  se vaksinat nuk janë të sigurta.

Këtë sot e theksoi të zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski, para fillimit të shënimit të 65 vjetorit të themelimit të IPSH Instituti për sëmundje të mushkërive tek fëmijët, Kozle, i cili tha se e drejtë individuale është që çdo prind të vendos nëse do ta vaksinojë fëmijën e saj, megjithatë si Ministri e Shëndetësisë duhet të mbajnë llogari për sigurinë kolektive, sepse siç theksoi një fëmijë i pavaksinuar, dhe i infektuar mund të jetë shkak për sëmundje infektive tek shumë fëmijë.

Potencoi se numër i madh i deputetëve e mbështesin këtë qëndrim se duhet të mbajnë llogari për sigurinë kolektive respektivisht sigurinë kolektive tek fëmijët.

“Ata ditëve të fundit dolën me deklaratë se gjithkund në vendet ku është zvogëluar përqindja e imunizimit duhet të punohet kundër atyre fushatave antivaksinale”, shtoi Çakarovski.

Drejtori i IPSH, Instituti për sëmundje të mushkërive tek fëmijët, Kozle, Angellço Andonovski tha se vaksinimi është segment i nevojshëm i një shoqërie, duhet të jetë kusht për regjistrim në shkollat she është vendosur në korniza ligjore.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat