Manojllovski përgënjeshtron: Jam i lumtur në partinë time, edhe më tej mbetem BDI

Maqedonia

Manojllovski përgënjeshtron: Jam i lumtur në partinë time, edhe më tej mbetem BDI

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:38
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski për ka përgënjeshtruar zërat se ai do ta braktisë BDI-në dhe do të kalon në parti tjetër të re. 

Gjatë fundjavës në disa media u publikua lajmi se deputeti në fjalë do të kalon në partinë e re të veprimtarit Gafurr Adili. Mediumet në fjalë kanë shkruajtur se deputeti ka pasur takim konsultativ me Gafurr Adilin. 

Por Branko Manojllovski për Zhurnal u shpreh i habitur dhe shkurt u përgjigj: "Për së pari herë po dëgjoj një gjë të tillë. Jam i lumtur në partinë time".

Ai mes tjerash thotë se lajmet që janë plasuar për të nuk i ka lexuar, dhe shprehet i habitur nga lajme të tilla totalisht të pavërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat