Buçi paralajmëron punësime në dogana

Maqedonia

Buçi paralajmëron punësime në dogana

Më: 23 prill 2018 Në ora: 09:52
Ilustrim

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Irfan Buçi paralajmëron punësimin e 40 administratorëve të rinj me çka do të rritet përfaqësimi i shqiptarëve edhe në këtë institucion. Sipas tij përfaqësimi i shqiptarëve në Doganat e Maqedonisë, për momentin arrin shifrën prej 15 për qind ndërsa në vende udhëheqëse 11.4 për qind.

“Vlen të theksohet se ka një vullnet të mirë, si me drejtorin e doganave por edhe me Qeverinë jemi në komunikim të përhershëm. Këto ditë pres që të më arrijë lista e 40 administratorëve dhe me këtë pres që përfaqësimi të arrije deri ne 17 për qind”, deklaroi Irfan Buçi, Zëvendësdrejtor i Doganave.

Me emërimet e reja, përfaqësimi ka shënuar rritje në vendet udhëheqëse. Nga nëntë ndihmës drejtorët sa posedon dogana, dy sektorë do të udhëhiqen nga shqiptarët.

“E kemi aktualisht një ndihmësdrejtor të Sektorit juridik dhe tani, pas kërkesës së lëshuar në ministrinë e Financave, presim që të na vije pëlqimi edhe për ndihmësdrejtorin e Sektorit për kontroll të brendshëm. Do të thotë nga nëntë ndihmësdrejtorët, katër janë më të rëndësishëm dhe këto i kemi ndarë, dy shqiptar dy maqedonas” tha Irfan Buçi, Zëvendësdrejtor i Doganave.

Aktualisht shqiptarët udhëheqin me njësinë doganore të Kumanovës, krye-shefin për zbulim, njërin nga katër terminalet e Shkupit, terminalin e Tetovës dhe atë në Qaf Thanë. Deri më tani, doganat asnjëherë nuk janë udhëhequr nga drejtor ekzekutiv shqiptar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat