Qeveria publikon strategjitë kombëtare për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Maqedonia

Qeveria publikon strategjitë kombëtare për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 17:01
Qeveria Haradinaj

Qeveria e Maqedonisë njofton se sot ka publikuar strategjinë kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (2018-2022) dhe strategjinë kombëtare për luftë kundër terrorizmit (2018-2022).

Dy strategjitë u miratuan në seancën e 57-të të qeverisë, e cila u mbajt më 6 mars.

Dokumentet strategjike janë përpunuar nga Komiteti kombëtar për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit.

Në këtë komitet marrin pjesë 22 anëtarë dhe 22 zv.anëtarë, të cilët janë të punësuar në 21 ministritë dhe institucionet tjera të shtetit.

Nga qeveria thonë se përgatitja e këtyre dokumenteve është bërë me qëllim që të pengohet aktivitetet e ekstremizmit dhe radikalizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat