Protesta kundër ndërtimit të deponisë rajonale në Debërc, ndërpritet komunikacioni

Maqedonia

Protesta kundër ndërtimit të deponisë rajonale në Debërc, ndërpritet komunikacioni

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:56
Protesta

Qindra qytetarë nga gjithë fshatrat e Komunës së Debërcës sot kanë mbajtur protesta kundër ndërtimit të deponisë rajonale në fshtin Godivje, të kësaj komune.

Ata sot pasdite bllokuan komunikacionin në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, tek fshati Botun.

Qytetarët paralajmëruan se asnjëherë nuk do të lejojnë ndërimin e deponisë në komunën e tyre, duke thënë se bëhet fjalë për ambient jetësor të pandotur.

Kryetari i Debërcës Zoran Nogaçeski, deklaroi se as ai, as këshilli i komunës nuk kanë të drejtë ta kthejnë vendimin nga referendumi që u mbajt në tetor të vitit të kaluar.

Qytetarët paralajmëruan edhe masa më radikale si padëgjueshmëri qytetare dhe 24 orë bllokim të rrugës Kërçovë-Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat