Banorët e Likovës i ankohen kreut të Lëvizjes Besa, Afrim Gashit: Na mbytën problemet ekonomike, ikje masive e rinisë në vendet perëndimore

Maqedonia

Banorët e Likovës i ankohen kreut të Lëvizjes Besa, Afrim Gashit: Na mbytën problemet ekonomike, ikje masive e rinisë në vendet perëndimore

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:11
Banorët e Likovës

Kreu i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi si dhe sekretari i përgjithshëm, Skender Rexhepi Zejd dhe zyrtari i lartë i partisë, Zeqirja Ibrahimi, kanë realizuar takim me strukturat partiake në komunën e Likovës. 

Në takim me banorët e komunën e Likovës është bashkëbiseduar lidhur me zhvillimet aktuale, bëjnë të ditur nga Lëvizja BESA. 

Siç thuhet në njoftimin, nga Lëvizja BESA, banorët e Likovës janë ankuar se edhe pas zgjedhjeve dhe premtimeve të shumta, në komunën e Likovës thellohen problemet e natyrës ekonomike, sociale e infrastrukturore dhe për këtë arsye rinia në kërkim të perspektivës vazhdimisht largohet në vendet perëndimore.

Udhëheqësit e Lëvizjes Besa kanë vlerësuar para banorëve të komunës së Likovës se ikja masive nga vendlindja nuk është zgjidhje, por se zgjidhja për këtë komunë të lënë pas dore janë vetëm ndryshimet politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat