Një subjekt i ri politik i shtohet skenës shqiptare në Maqedoni, ja kush do jetë udhëheqësi i saj

Maqedonia

Një subjekt i ri politik i shtohet skenës shqiptare në Maqedoni, ja kush do jetë udhëheqësi i saj

Më: 21 prill 2018 Në ora: 18:00
Xhelil Bajrami

Skenës politike shqiptare në Maqedoni muajin e ardhshëm do ti shtohet edhe një subjekt i ri politik. Siç mëson INA, inicuesi i saj është Xhelil Bajrami, ish-ministër i ekologjisë, diplomat dhe politikan nga Tetova. Ai është i njohur në qarqet politike edhe në Tiranë, Evropë dhe SHBA, për shkak të raporteve dhe pjesëmarrjes në shumë evenimente ndërkombëtare.

Bajrami nuk ka dashur të jap detaje lidhur me nismën e tij duke theksuar se janë në proces të përfundimit të përgatitjeve për daljen në skenë të subjektit të ri politik. Partia e re sic mësohet do të jetë parti e djathtë konservatore dhe se tanimë në strukturave inicuese janë të përfshirë kuadro të reja nga gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat