Ribalanci i buxhetit të Maqedonisë do të bëhet në mes të vitit

Maqedonia

Ribalanci i buxhetit të Maqedonisë do të bëhet në mes të vitit

Më: 21 prill 2018 Në ora: 14:21
Ilustrim

Kryeministri i Maqedonisë Zran Zaev pret që në mes të vitit të bëhet ribalanci i buxhetit, por siç deklaroi nuk do të ketë korrigjim të shkallës së rritjes.

Ai beson se mund të arrihet rritja ekonomike prej 3.2 për qind, edhe për kundër asaj që institucionet ndërkombëtare financiare kanë zvogëluar projeksionet për rritjen ekonomike.

“Besoj se nëse arrijmë të realizojmë 65 për qind të ofenzivës së paralajmëruar investuese, do ta arrijmë rritjen ekonomike prej 3.2 për qind, ndërsa ambicia ime është që Maqedonia mund të arrijë rritje ekonomike prej 4 për qind”, tha Zaev në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se rritja ekonomike nuk varet vetëm prej qeverisë, por edhe prej komunave, institucioneve, investimeve në infrastrukturë dhe aspekte tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat