Lidhja e diasporës Shqiptare kërkon të ndalen ndërtimet e pikave të pagesës për autostradat

Maqedonia

Lidhja e diasporës Shqiptare kërkon të ndalen ndërtimet e pikave të pagesës për autostradat

Më: 21 prill 2018 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Lidhja e diasporës Shqiptare për Maqedoni kërkon nga qeveria e Maqedonisë që të heq dorë nga ndërtimet e reja të pikave të pagesës për autostradat në Maqedoni sepse nuk ndihmon aspak me këtë metodologji pagimi! Edhe kushton shtrenjtë për udhëtarët edhe ndal qarkullimin duke shkaktuar vonesa të kota!

Maqedonia është shtet i vogël dhe nuk ka bazë për të ndërtuar pagesa rrugore në autostrada.

Maqedonia duhet të aplikon regjimin me vinjetat ngjitëse në xhamin e parmë të veturës, si që e bëjnë tani më Sllovenia dhe Zvicra si shtete të vogla, por edhe ca shtete tjera!

Vinjetat duhet të dallojnë në çmim për banorët permanent dhe vizitorët apo turistët, si dhe për mërgimtarët që vinë në pushime në vendlindje.

Vinjetat për qytetarët e Maqedonisë me banim permanent të ketë një çmim të arsyeshëm në bazë të standardit jetësorë, që ne e propozojmë të jetë 30 euro në vit, kurse për turistët të caktohet vinjetë javore, mujore! Çmimet gjithashtu duhet të jenë të arsyeshme sepse bëhet fjalë ose për transit ose për qëndrim të shkurtë, turisti duhet të marrë mbresa të mira të funksionimit të shtetit.

Për ne mërgimtarët gjithashtu duhet të ketë çmime racionale, sepse si që është aktualisht, jo vetëm për ne si mërgimtarë, por për asnjë njeri nuk janë në rregull pikë pagesat rrugore aktuale, janë shtrenjtë dhe nuk korrespondojnë me standardin jetësor në Maqedoni.

Pikë pagesat rrugore duhet të largohen në Maqedoni, të aplikohet regjimi me vinjetat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat