Moti gjatë ditëve në vijim

Maqedonia

Moti gjatë ditëve në vijim

Më: 20 prill 2018 Në ora: 23:23
Ilustrim

Këtë fundjavë dhe javën që vjen moti do të jetë me diell, stabil dhe i thastë, prej të dielës me rritje të temperaturave ditore edhe deri 30 gradë. UV Indeksi gjatë tërë periudhës do të jetë 7.

Nesër moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare kryesisht në pjesën juglindore dhe jugperëndimore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lë[vizë prej një deri 13 gradë, ndërsa maksimalja e ditës prej 16 deri 24 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me temperaturë deri 23 gradë Celsius.

Moti të dielën do të jetë me diell me temperaturë në interval prej 21 deri 28 gradë, të hënën prej 23 deri 30 gradë. Të martën do të ketë rritje të konsiderueshme të vranësirave me kushte për reshje të shkurtëra lokale të shiut. Temperatura do të lëvizë prej 22 deri 28 gradë. Të mërkurën dhe të enjten temperaturat prej 23 deri 28 gradë, përkatësisht prej 25 deri 30 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat