Bujar Osmani: Ligji për gjuhët, çështje e mbyllur

Maqedonia

Bujar Osmani: Ligji për gjuhët, çështje e mbyllur

Më: 20 prill 2018 Në ora: 23:17
Bujar Osmani

Ndryshimi i imazhit për Maqedoninë nga Brukseli me dhëninen e Rekamandimit të pakushtëzuar për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE për zvkryeministrin Bujar Osmani do të thotë se Maqedonia ka dalë nga situata e krizës politike.Raporti i Komisionit Evropian dhe mesazhet nga vizita e eurokomesarit për zgjerim Johanes Han dhe shefes së diplomacisë evropiane Frederika Mogerini në Shkup, sipas zvkryeministrit Bujar Osmani janë vlersime se Maqedonia ka dalë nga situata e krizisë politike dhe tani më ka filluar një situatë normale.

Sa i përket ligjit për gjuhët i cili ishte në planin 3-6-9 Osmani theksoi se është një çështje e mbyllur. Zyrtarët nga Brukseli thanë se Maqedonia e ka merituar raportin e pakushtëzuar për çeljen e negociatave, por theksojnë se periudha në vazhdim duhet të shfrytëzohet për përmbushjen e të gjitha reformave apo ngecjeve të konstatuara në fusha të caktuara.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini në fjalimin para deputetëve, tha se Parlamenti është zemra për zhvillimin e çdo demokracie dhe ka porositur deputetët e Maqedonisë se rekomandimi pozitiv duhet shfrytëzuar që të punohet edhe më shumë. Eurokomesari Han nga ana tjetër ka theksuar rëndësinë që ka për Maqedoninë zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, duke paralajmëruar me këtë rast edhe një kompromis të mundshëm në periudhën e ardhshme./Art Chann

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat