Kryetari i Komunës së Çairit Ganiu bashkë me OJQ-në “Zero Mbeturina” vazhdojnë me realizimin e aksionit të madh

Maqedonia

Kryetari i Komunës së Çairit Ganiu bashkë me OJQ-në “Zero Mbeturina” vazhdojnë me realizimin e aksionit të madh

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:59
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me OJQ-në “Zero Mbeturina” vazhdojnë me realizimin e aksionit të madh për mbledhjen e mbeturinave dhe pajisjeve elektronike nga amvisëritë dhe kompanitë në teritorin e Komunës.

Për këtë qëllim sot para ndërtesës administrative të Komunës së Çairit është vendosur kontejner për mbledhjen e mbeturinave elektronike.

Poashtu ju informojmë se në suaza të OJQ-së “Zero Mbeturina” funksionon edhe EKO LINJA e veçantë 070-236-000 për mbledhjen e mbeturinave elektronike. Mbeturinat pastaj në mënyrë të sigurt përcillen deri tek kompania për reciklim, në procedurë të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat