Të papërgatitur për tregun europian

Maqedonia

Të papërgatitur për tregun europian

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:16
Ilustrim

Maqedonia bëri progres të caktuar dhe është në nivel lakmues në përgatitjen dhe zhvillimin e ekonomisë funksionale tregtare dhe është mesatarisht e përgatitur që të ballafaqohet me konkurrencën e tregut evropian, shkruan gazeta KOHA. Edhe krahas ndodhive politike në gjysmën e parë të vitit të kaluar, është bërë progres posaçërisht në menaxhimin dhe transparencën e financave publike, vlerëson Komisioni Evropian në raportin për përmbushjen e kritereve ekonomike të vendit. Që t’i mundësohet vendit që t’i përmbushë obligimet për anëtarësim, KE rekomandon që në mënyrë të matur të përgatitet në shumë sfera duke e përfshirë konkurrencën, transportin dhe energjinë, ndërsa si mangësi kyçe në ekonomi i vlerëson ekonominë e madhe joformale dhe zbatimin e dobët të marrëveshjeve afariste.

“Problemet strukturore të tregut të punës reflektojnë me aktivitet të dobët dhe shkallë të lartë të papunësisë. Treguesit makroekonomik u përkeqësuan në gjysmën e parë të vitit 2017 me eskalimin e krizës politike, ndërsa ndikoi edhe në nivelin e investimeve. Mungon plan afatgjatë për konsolidim të politikës fiskale”, thuhet në raport. Rekomandohen masa të mëtejshme për diversifikim të eksportit dhe vendosje të autputit më të madh në sektorin e prodhimit.

“Marrëdhëniet tregtare dhe investuese me BE-në vazhdojnë të intensifikohen. Ekonomia edhe më tej vuan për shkak të strukturës joadekuate arsimore në tregun e punës, investimet e pamjaftueshme kapitale, duke përfshirë edhe pjesë nga infrastruktura publike, si dhe nga mospasja e inovacioneve teknologjike”, thuhet në raport. Për krijim të kushteve për rritjen afatgjate ekonomike, KE-ja rekomandon vendosje të kornizës afatmesme buxhetore, konsolidim fiskal dhe shpenzim të targetuar, përmirësim të legjislativës, ulje të sektorit joformal, përforcim të tregut të punës dhe mundësim të kushteve për punësim më të madh, posaçërisht të grave dhe të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat