Qeveria në “gjueti” të kompanive mashtruese

Maqedonia

Qeveria në “gjueti” të kompanive mashtruese

Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:37
Qeveria e Maqedonise

Pas kritikave në raportin e Komisionit Evropian për sistemin tatimor në vend, Qeveria do ta përforcojë disiplinën fiskale edhe tek kompanitë që kanë ndërmarrje të tyre simotra. Kjo do të bëhet krahas tatimit progresiv.

"Para se gjithash rreth çmimeve të transferit të kompanive që kanë kompani të tyre simotra në shtete tjera, si dhe mënyrën e rifaturimit, gjegjësisht të arkëtimit ose politikës së çmimeve të kompanive kur shesin nga kompania si nënë në atë simotër, nga njëri shtet në tjetrin. Kjo është arsye për shumë kompani të falimentuara në Maqedoni, kurse edhe një nga arsyet nga cilat kompania “Feni” erdhi në këtë gjendje në të cilën është tani", tha Koço Angjushev, zv- kryeministër.

Ekspertët tatimor nga ana tjetër konsiderojnë se nevojitet tatim i drejtë, por edhe t’u thuhet qytetarëve në çka shpenzohen paratë e tyre, që përmes taksave i paguajnë në arkën e shtetit.

"Mendoj se në fazën e parë do të duhej të jenë fitimet kapitale dhe mbyllja e vrimave që mundësojnë evitimin e pagesës së tatimit. Sistemit tatimor në vend është shumë i ngadalshëm, është me një strukturë të ngushtë tatimore dhe nuk respektohen rregullat dhe interesat ligjor të obliguesve tatimorë", u shpreh Zlatko Blazhovski, ekspert tatimor.

"Ajo që i intereson Asociacionit është strategjia e shpenzimit e ministrisë së Financave. Respektivisht, si ato mjete në të ardhmen do të alokohen dhe për çfarë destinime do të shpenzohen", u shpreh Blagica Petrova, Asociacioni i studiuesve ekonomik.

Sipas studimit të “Finance Think”, konsolidimi fiskal i mbështetur në rritjen e tatimeve, para se të bëhet përmirësimi i sistemit në pjesën e ekonomisë joformale, mund të rezultojë me evazion plotësues tatimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat