Zbulohet misteri pas 12 viteve, ja pse Gruevski vonohej në pres konferenca!

Maqedonia

Zbulohet misteri pas 12 viteve, ja pse Gruevski vonohej në pres konferenca!

Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:29
Gruevski

Ka vazhduar gjykimi i rastit “Tanku” për blerjen e mercedesit luksoz nga MPB për nevoja të ish kryeministrit Gruevski.Në seancën e sotme dëshmoi shoferi personal i ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe nga personeli i sigurimit, që pohuan se blerja e mercedezit ishte e patjetërsueshme.Ish shoferi i Gruevskit, Aco Janevski, tha se është përballur shpesh me probleme me makinat aktuale, për makinat që përdoreshin, nuk prodhoheshin më goma adekuate dhe ato janë zëvendësuar me lloje të tjera, duke rrezikuar kështu jetën e ish kryeministrit.sipas tij, ky ka qenë edhe shkaku pse Gruevski është vonuar në takime.

Sipas tij, makina të tilla nuk duhet të lejohen më të jenë në përdorim, madje u sugjeroi autoriteteve që edhe tani ato makina të zëvendësohen. Edhe dëshmitari tjetër, personi nga MBP, i ngarkuar për sigurinë e personave të lartë zyrtarë, pohoi defektet e shumta të makinave me të cilat më herët voziteshin autoritetet e larta të ekzekutivit.
Të dy dëshmitarët pohuan se me mercedesin luksoz janë shërbyer edhe delegacionet e huaja gjatë qëndrimit në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat