LSK e Maqedonisë kyçet në përkujtimin e Ditës botërore të kreativitetit

Maqedonia

LSK e Maqedonisë kyçet në përkujtimin e Ditës botërore të kreativitetit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:46
Pamje nga takimi

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë sot në tryezën rrumbullakët e shtruar për risi dhe kreativitet kyçet në kampanjën e Kombeve të Bashkuara me çka për herë të parë këtë vit përkujtohet dita botërore dhe java botërore e kreativitetit dhe inovacioneve.

Pjesëmarrësit kanë mundësi të informohen për trendet më të reja se si t’i përmirësojnë kapacitetet për inovacione dhe kreativitet në kompanitë për rritjen e konkurencës në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Tryeza e rrumbullakët është organizuar në bashkëpunim me Institutet ndërkombëtare për ndryshime psikologjike “Bureau Land” nga Hollanda, ndërsa fjalimin kryesor e kishte, Joke Land, psikolog dhe trajner me çertifikatë ndërkombëtare, specialist i sistemit nga Instituti Ndërkombëtar për Ndryshime Psikologjike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat