Ivanov: Prej disa vendeve anëtare të BE-së marrin porosi të përziera për anëtarësim në BE

Maqedonia

Ivanov: Prej disa vendeve anëtare të BE-së marrin porosi të përziera për anëtarësim në BE

Më: 20 prill 2018 Në ora: 11:46
Ivanov

“Ardhmëria e rajonit tonë është në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, disa, nga disa vende anëtare të Unionit marrim porosi për lodhje nga zgjerimi”, ka thënë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Invaov, në hapjen e mbledhjes së drejtorëve të Agjencisë së Zbulimit nga vendet pjesëmarrëse në Procesin Bërdo – Brioni, që sot mbahet në Shkup.

“Ajo lodhje, mes tjerash, është edhe për shkak të perceptimit për Ballkanit si periferi e Evropës, si rajon që në vete është jo-stabil. Mungesa  e besimit mes nesh është mundësi e përkryer që të ndikojë në palët e treta ndaj prosperitetit ekonomik të shteteve, ringjalljes së projekteve etnonacionaliste dhe pengimin e integrimit në BE dhe në NATO. Që ta tejkalojmë këtë perceptim, ne patjetër, në vend reaktivizmit, të jemi proaktiv. Kërcënimet me të cilat përballemi kërkojmë kreativitet, partneritet dhe mendime jo-konvencionale”, tha Ivanov.

Sipas tij, partneriteti arrihet me ndërtimin e besimit për shkak të dhënave të besueshme, operacioneve të përbashkëta dhe mbrojtje të informatës.

Ivanov ka theksuar se për pengimin e terrorit ndërkombëtarë, migrimit ilegal, krimit të organizuar transnacional, shfrytëzimin e internetit për subversion, kërcënimet hibride dhe luftës jo-lineare është e nevojshme që të bëhet këmbim i të dhënave, punë e përbashkët dhe ndihmë mes vete.

“Të ndërtojmë marrëdhënie partneriteti, të këmbejmë informata të besueshme, t’ia mbrojmë shpinën njëri tjetrit, pasi që nëse me mil e bëjmë atë, askush tjetër nuk do ta bëjë në vend nesh”, shtoi Ivnaov.

Mbledhja e drejtorëve të Agjencive të Zbulimit të vendeve pjesëmarrëse në procesin Bërdo – Brioni mbahet për herë të parë me iniciativë të Republikës së Maqedonisë dhe në të diskutohet për lidhjen e sigurisë, si segment i bashkëpunimit rajonal.

Mbledhja bëhet me rastin e takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në këtë proces, që më 27 prill do të mbahet në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat