Spasovski: Më shqetëson rritja e shpërdorimit të detyrës

Maqedonia

Spasovski: Më shqetëson rritja e shpërdorimit të detyrës

Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:53
Oliver Spasovski

Në përgjithësi, krimi në Maqedoni ka një rënie, por për 111 për qind kemi rritje të veprave penale “shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në Prilep, ku vlerësoi gjendjen e sigurisë si të qëndrueshme.

“Gjendja e sigurisë në Prilep dhe në rajon është e qëndrueshme. Kemi një rënie në krim në të gjithë vendin, që do të thotë se veprimet operacionale të policisë janë efektive, por rritja është e dukshme për 111 për qind të krimeve “shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritet” në tërë territorin e Maqedonisë. Të gjithë zyrtarët në vend duhet të mendohen për këtë. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë sepse bëhet fjalë për një çështje për qytetarët”, tha Spasovski.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat