Gruevski sot në gjykatë për furnizimin e mercedesit luksoz

Maqedonia

Gruevski sot në gjykatë për furnizimin e mercedesit luksoz

Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:32
Gruevski në gjykatë

Në Gjykatën Penale sot duhe të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Seancën e kaluar gjykata vendosi që ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska të gjykohet veçmas për shkak shtatzënisë së rrezikshme.

Avokatët në këtë rast më herë kanë kërkuar përjashtim të Këshillit Gjyqësor dhe të gjykatësve nga Gjykata e Apelit për shkak deklaratës së prokurores Katica Janeva të dhënë me 26 mars se në bisedat e përgjuara ka mes atyre që janë të përshirë edhe gjykatës.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat