Vishka: Drejtësia në Maqedoni ka vdekur

Maqedonia

Vishka: Drejtësia në Maqedoni ka vdekur

Më: 19 prill 2018 Në ora: 12:59
Visar Vishka gjate protestes

Përderisa përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini ju drejtohej deputetëve në Kuvend, para Kuvendit u organizua protestë nga Iniciativa Qytetare “Drejtësi për Almirin”. Njëri nga organizatorët e protestës, Visar Vishka, tha se qëllimi i kësaj proteste është që të ju tregojnë përfaqësuesve të lartë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur.

Ndërsa grupi i qytetarëve që protestuan, mbanin në duar parulla përmes së cilave bëjnë thirrje për drejtësi për Almirin, pra rishqyrtim të lëndës, e cila ndryshoi nga vrasje, në aksident me pasojë vdekjen. Për këtë rast Boban Iliq, personi i akuzuar, u dënua me gjashtë vite burg, ndërsa me burg me kusht u dënuan edhe babai dhe dy të afërm tjerë të Almir Aliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat