«Ekspertët » Raporti real, të vazhdojnë reformat

Maqedonia

«Ekspertët » Raporti real, të vazhdojnë reformat

Më: 19 prill 2018 Në ora: 10:26

Ekspertët vlerësojnë se Raporti i progresit i Komisionit Evropian për Maqedoninë, tregon hapërim pozitiv të kësaj Qeverie drejt integrimeve euro-atlantike. Analisti Naser Ziberi thotë se raportet e viteve të kaluara kanë treguar ngecje serioze në procesin e reformave. Analisti Andrea Stojkovski gjithashtu vlerëson se raporti i djeshëm lën të kuptohet që me zgjedhjen e Qeverisë së re, është zbutur kriza politike në Maqedoni.

"Ky raport paraqet kthesë radikale në hapërimin e Maqedonisë drejtë integrimeve dhe prandaj ky paraqet risi në vazhdën e raporteve të cilat në mënyrë permanente bënin vërejtje serioze për situatën në Maqedoni.

Si rezultat i atyre vërejtjeve madje kishte tendenca të revokimit të rekomandimit për anëtarësim në Unionin Evropian dhe në dy rekomandimet e fundit para këtij që erdhi tani, rekomandimi ka qenë i kushtëzuar që d.m.th ka pasur ngecje serioze të zhvillimit të proceseve euro-integruese. Në këtë kuptim, ky raport paraqet një rezultat të pamohueshëm që kjo qeveri, arriti që ta ndërpresë trendin e ecjes mbrapa dhe ngecjeve", deklaroi Naser Ziberi, Analist.

"Edhe në të kaluarën kemi marrë raporte me rekomandime të pakushtëzuara, megjithatë kësaj radhe kemi të bëjmë me të tjera rrethana, duke pasur parasysh se që nga momenti kur ish-euro komisari File e prezantoi raportin e tij të fundit tha që Maqedonia është në një rrugë pa kokë, Maqedonia stagnoi në procesin e reformave. Raportin e parafundit, në vitin 2016, është folur për shtet të robëruar. Kur shohim atë diskurs, raportet e kaluara dhe këtë që e morëm mbrëmë, shihet një dallim i madh.

Dallimi i parë mes raporteve të deritanishme, qëndron se zgjedhjet e vitit 2016 dhe posaçërisht zgjedhja e Qeverisë së re, e ka nxjerr vendin nga kriza", deklaroi Andrea Stojkovski, Analist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat