"Sistemi për ndjekjen e komunikimit në Maqedoni, ka marrë notë pozitive në raportin e KE-së”

Maqedonia

"Sistemi për ndjekjen e komunikimit në Maqedoni, ka marrë notë pozitive në raportin e KE-së”

Më: 18 prill 2018 Në ora: 23:10
Pamje nga takimi

“Pjesë të meritave për rekomandimin nga ana e komisionit Evropian ka edhe Ministrisë për Punë të Brendshme”, vlerëson Oliver Spasovski. Ai thekson se reformat në sistemin për ndjekje të komunikimit dhe shërbimet e sigurisë, janë sfida kryesor që të kthehet besimi e qytetarëve tek policia.

“Sistemi për ndjekje të komunikimit dhe shërbimeve të sigurisë është vlerësuar pozitivisht në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë. Policia ka filluar me reformat edhe në sigurinë publike. Është përpiluar edhe strategjia për zhvillim të policisë”, tha Spasovski gjatë një punëtorie që u mbajt sot, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të SHGM-së dhe Komitetit të Helsinkit.

“Të ndalohen politika e mos ndëshkimit, zero tolerancë për sulm ndaj gazetarëve, këto janë rekomandimet nga SHGM, të adresuar deri tek policia. Të drejtë para proceseve reformuese të përkushtohet ndaj ndryshimeve thelbësore të policisë së Maqedonisë”, thanë nga Komiteti i Helsinkit.

Ndërsa në fund u konstatua se përgjegjësia, sinqeritet dhe integriteti i policisë, do të arrihet vetëm me grup të mirë, trajnime dhe masa të kontrolleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat