Ekspertët: Raporti i progresit, vërejtjet në ekonomi janë reale

Maqedonia

Ekspertët: Raporti i progresit, vërejtjet në ekonomi janë reale

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:34

Vërejtjet për ekonominë të Komisionit Evropian në Raportin e progresit janë reale. Është vërtetuar avancim. Por, sipas një pjese të ekonomistëve, qartazi është përmendur se sa jemi larg dhe sa jemi larguar ekonomikisht nga Bashkimi gjatë 10 viteve të kaluara.

"Tingëllon paksa vrazhdë, por është mirë që edhe të na vetëdijësojnë se këto hapa të vegjël që i bëjmë, tani nuk duken aq të mëdhenj nga aspekti i Bashkimit Evropian meqë na krahasojnë në bazë të një ekonomie me zhvillim të lartë dhe na japin vërejtje të cilat i kemi harruar", deklaroi Nikolla Popovski, profesor universitar.

Vendi nuk ka orientim afatgjatë të ekonomisë, hapat në politikën fiskale janë afatshkurtër dhe nuk mendohet në mënyrë afatgjate. Problem paraqet mos-krahasimi i marrëveshjeve dhe mungesa e sigurisë juridike.

Është vlerësuar njëfarë avancimi, por megjithatë shprehjet që përdoren në raport, si për shembull “përparim i caktuar”, “mbeten disa dobësi kyçe”, si dhe “mungesë e hapave afatgjatë”, bën të ditur se përparimi në reformat ekonomike dhe politike është i pamjaftueshëm – u shpreh Ivan Vçkov, Finance Think.

Popovski shprehet se nëse zgjidhet çështja e emrit, për t’u harmonizuar me BE-në do të na nevojiten së paku pesë vite.

"Nëse jemi të mirë, të shpejtë dhe nëse ndërmarrim rrezik. Jo shteti, por ata që e udhëheqin shtetin sepse ka masa jopopullore. Në sferën e tatimit do të ketë masa jopopullore, duhet të tatohen të gjitha llojet e energjisë edhe atë në mënyrë më të guximshme. Ne nuk i tatojmë të gjithë me akciza", tha Nikolla Popovski, profesor universitar".
Sipas standardeve evropiane, akcizë paguhet edhe për rrymë. Komisioni na përkujtoi se tashmë nuk jemi të harmonizuar me të rreth tatimeve, se kemi probleme me ekonominë gri ndërsa problem është ajo se gjysma e popullatës të aftë për punë gjegjësisht 700 mijë persona, fare nuk kërkojnë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat