Klinika e Gjinekologjisë: Tek ne vdesin vetëm foshnjat e lindura para kohe

Maqedonia

Klinika e Gjinekologjisë: Tek ne vdesin vetëm foshnjat e lindura para kohe

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:35
Ilustrim

Klinika e Gjinekologjisë ka thënë se nuk ka vdekshmëri tek fëmijët që lindin në kohën , por vetëm tek ato të lindur para kohe, nga java 22 deri në javën 36, transmeton Almakos.

Ashtu si e thanë në brifingun e sotëm, se qytetarët këtë gjë duhet ta dinë që njëherë e përgjithmonë të hiqet frika, sidomos tek nënat e reja se në këtë spital ka vdekje.

Sipas drejtoreshës së Klinikës, Viktoria Jovanovska, në tre mujorin e parë të këtij viti kanë vdekur 35 foshnje prej të cilave 10 të lindura midis javës së 22 dhe 25 ose në muajin e pestë të shtatzënisë së nënës.

“Bëhet fjalë për frute të papjekura për të cilat ekziston dilema etike nëse duhet animuar. Organet e tyre janë të papjekura, ndërsa nuk kanë asnjë mbrojtje nga infeksionet”, theksoi Jovanovska.

Sukses me foshnje të tilla, potencoi, nuk ka në asnjë vend të botës.

Primarius doktor Lila Kojiq sqaroi se në pajtim me përvojat amerikane mundësia e mbijetesës së foshnjave nga java e 25 e më lartë është 75 %, por ato që janë deri në javën 24 aspak nuk trajtohen dhe për to as që janë pyetur prindërit për reaniminim e tyre eventual.

“Tek ne nuk ka mundësi ligjore për këtë gjë, gjegjësisht gjithçka që është e gjallë duhet animuar dhe me të të veprohet sikur të jetë frut i 40 javëve, edhe pse foshnjat nën 24 javë nuk kanë aftësi adaptuese për ambientin e jashtëm, e as që ekziston inkubator që mund t`i mbaj në jetë”, deklaroi Kojiq.

Nga viti 1990 deri në nëntor të vitit 2017 në Klinikën e Fëmijëve kanë mbijetuar vetëm katër foshnja që kanë pasur 25 ose 26 javë.

“Gjithmonë mundohemi dhe bëjmë gjithçka që është në duart tona që të mbijetoje edhe foshnja më e vogël, por nuk kemi pasur sukses me ato nën 25 javë”, theksoi Kojiq.

Sipas doktor Goran Kocovski, infeksionet janë arsyeja më e shpeshtë për lindjen e parakohshme. Statistikat në nivel botëror tregojnë se numri një i rreziqeve është rritja e presionit të gjakut si dhe anomalitë e lindura tek mitra e nënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat