Ahmeti: Nuk i shes në Bit Pazar pozitat qeveritare

Maqedonia

Ahmeti: Nuk i shes në Bit Pazar pozitat qeveritare

Më: 18 prill 2018 Në ora: 14:14
Ali Ahmeti

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka deklaruar se nuk është shitës në Bit Pazar për të dhënë ose për të marrë ministri.

Kjo përgjigje vjen në pyetjen nëse do të lëshojnë pozita në Qeveri për hyrjen e Lëvizjes Besa në Qeveri.

Ai shprehet se partia e tij nuk është shikuese, por lojtare në politikë.

Njiherit, Ahmeti përshëndeti udhëzimin pozitiv të Komisionit Evropian (KE), duke shtuar se para Maqedonisë ka shumë sfida deri në anëtarësimin në BE. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat