Rasti "Tanku", vazhdon gjykimi me tetë dëshmitarë të rinj

Maqedonia

Rasti "Tanku", vazhdon gjykimi me tetë dëshmitarë të rinj

Më: 18 prill 2018 Në ora: 14:06
Nikolla Gruevski

Me tetë dëshmitarë të rinj, sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për lëndën e PPS-së “Tanku”, ku ka të bëjë me blerjen e Mercedesit me kërkesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, i cili është njëri ndër të akuzuarit. “Për këtë rast në seancën e sotme dëshmi duhet të japin tetë dëshmitarë”.

Në seancën e mëhershme ishin dëgjuar tre dëshmitarë ku dhe filloi shpalosja e dëshmive. 
 
Në rastin “Tanku”, për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë 600 mijë eurosh është i akuzuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ish-ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski. Seancë e re në Penale sot duhet të mbahet edhe për rastin “Tarifa”. Prokuroria Speciale në këtë rast akuzon tre persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat