Arrestimi i Fejzi Azirit, Raufi: Ai nuk do të kthehet në burg por do të trajtohet në spital

Maqedonia

Arrestimi i Fejzi Azirit, Raufi: Ai nuk do të kthehet në burg por do të trajtohet në spital

Më: 18 prill 2018 Në ora: 09:55
Fejzi Aziri

Avokati Naser Raufi theksoi se Fejzi Aziri i rastit “Monstra” nuk është arrestuar ashtu siç është paralajmëruar në disa media, por ai mbrëmë ka qenë nën mbikqyrjen e policisë në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup.

Aziri si një nga të akuzuarit në rastin “Monstra” ishte lënë i lirë pas shpalljes së vendimit për rigjykim nga Gjykata Supreme, por së fundi edhe për shkak të trajtimit mjekësor.

“Shoqëri po i bëjnë pjesëtarët e njësitit Alfa, të cilët po kujdesen. Ai nuk do të kthehet në burg por do të trajtohet në spital”, theksoi për “Fokus”, avokati Raufi.

 Ai tha se pritet vendimi i Gjykatës penale pas ankesës së tyre kundër vendimit që ishte marrë për tia ndaluar trajtimin mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat