Shfrytëzuesit e lagjeve Gazi Babë, Çair, Kala, Fushë Tophanë, Shkup – Veri, Butel 2, Hekuranë dhe zona e lartë e Autokomandës nesër nga ora 9:00 do të mbesin pa ujë të pijshëm.
Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me krizat të qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen e furnizimit me ujë është ndërrimi i rubinetit të rrjetit të ujësjellësit me diametër 300 milimetra në rrugën “Cvetan Dimov” nr. 155.
Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në përfundimin e intervenimit nga ana e ekipeve të NP “Ujësjellës dhe kanalizime”, Shkup.