Komisioni i ri për raportin për Akmis, dy prokurorë hulumtojnë keqpërdorimet e mundëshme

Maqedonia

Komisioni i ri për raportin për Akmis, dy prokurorë hulumtojnë keqpërdorimet e mundëshme

Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:08
Ilustrim

Pas dy javëve Komisioni i formuar nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor do t’i shpjegojë vërejtjet e tij në lidhje me atë nëse sistemi kompjuterik në gjykata ka punuar sipas programit të vet ose të huaj gjatë shpërndarjes së lëndëve. Raporti i përpunuar në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe të dhënat shtesë prej atje dhe nga kompania softuerike për mirëmbajtje të AKMIS-it, veç më janë në duart e Këshillit Gjyqësor me çka, siç thonë  – pritet të qartësohen dilemat mbi keqpërdorimet eventuale.

“Komisioni i përbërë nga anëtarë të Këshillit Gjyqësor të RM-së do t’i shqyrtojë dhe vërtetojë të gjitha rezultatet nga raporti i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë nga shqyrtimi i kryer për funksionalitetin e sistemit informativ dhe mbikëqyrjen mbi zbatimin e dispozitave nga rregullorja e Gjykatës në gjykatat për vitin 2016 dhe 2017 dhe do të dorëzojë raport deri tek Këshilli Gjyqësor”, thanë nga Këshilli Gjyqësor i RM-së.

Por në lidhje me atë nëse  do të jenë të mjaftueshme edhe detajet e reja që Këshilli të ketë qëndrim mbi këtë çështje nuk dihet. Vetë zëvendës-ministri për drejtësi Oliver Ristovski thotë se procesverbalet nga kontrollet e bëra në gjykata nuk do t’i kryejnë shumë punë Këshillit.

“Raporti është mbledhje  e dy raporteve nga kontrollet e kryera në Gjykatën Themelore Shkupi 1, nga kontrolli në Gjykatën e Apelit dhe kontrolli në Gjykatën Supreme. Është një mbledhje dhe nuk ka diçka më shumë në atë procesverbal që ata do të mund ta përdornin”, u shpreh Ristovski.

Keqpërdorimet e mundshme apo ndarja e lëndëve “gjykatësve adekuat” për shkaqe të ndryshme është lëndë e hetimit edhe për prokurorinë, por tani për tani prej atje nuk ka përgjigje.

“Në vijim është procedura para hetimore në të cilën kryhen kontrollet e duhura. Duke pasur parasysh natyrën, vëllimin dhe rëndësinë e lëndës, në të veprojnë dy prokurorë publik”, thanë nga Prokuroria Publike e RM-së.

Raporti, i përgatitur nga grupi punues  i formuar nga Ministria e Drejtësisë në krye me gjykatësin Llazar Nanev, disa muaj me radhë mbante vulën “rreptësisht konfidenciale”, por tani nuk është më sekret.  Sipas informatave jozyrtare  në këtë dokument nuk tregohet faj për pohimet e kritikuesve të sistemit gjyqësor në Maqedoni se lëndët në vend se përmes modulit për shpërndarje automatike, janë ndarë në dorë, apo thënë ndryshe ka ekzistuar një “AKMIS i dyfishtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat