Profesori dhe analisti Mersim Maksuti, në një postim të fundit në rrjetin social "facebook" në profiliin e tij, thotë se kryetari i kuvendit z.Talat Xhaferi duhet sa më parë të dërgon Ligjin e gjuhëve në "Gazetën Zyrtare" për hyrjen në fuqi të tij, dhe se çdo vonesë po humbet beteja ndaj presidentit të konsumuar.
"Kryetari i Kuvendit z.Telat Xhaferi dhe mazhoranca politike aktuale, duhet sa më parë të dërgojne Ligjin e gjuhëve në "Gazetën Zyrtare" për hyrjen në fuqi të tij, ngase cdo ditë e më tepër, po humbin betejën ndaj një Presidenti, tashmë me legjitimitet të konsumuar.", ka shkruar Profesori dhe analisti Mersim Maksuti.
Ai gjithashtu ka theksuar se partitë opozitare duhet ngrisin zërin sa i përket çështjesë të ligjit për gjuhën shqipe.
"Opozita shqiptare duhet të ngrej zerin dhe të luaj rolin e saj më fuqishëm, për sa i përket kësaj çështjeje.
Gjuha shqipe është para një momenti historik, duhet të vihemi në mbrojtje të saj!.", ka shtuar analisti Maksuti.