Shkupi largon Haradinajn nga lista e të kërkuarëve nga Interpoli

Maqedonia

Shkupi largon Haradinajn nga lista e të kërkuarëve nga Interpoli

Më: 17 prill 2018 Në ora: 15:54
Ramush Haradinaj

Një ditë para vizitës në Shkup, të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, autoritetet e Maqedonisë e kanë larguar nga lista e të kërkuarëve nga autoritetet serbe të azhurnuar përmes Interpolitit, në fund të javës së kaluar.

Kryeministri i Kosovës, krahas 20 ish komandantëve të tjerë të ish UCK-së, ka qenë i përfshirë në pjesën e sipërme të kësaj liste, e cila u aktivizua së fundi nga Sebia.

Javën e kaluar ministri i Brendshëm i Sërbisë, Nebojsha Stefaniviq, bëri të dituar se përmes Interpolit, institucioni që drejton ai, ka riaktivizuar kërkesën për arrestim të mbi 20 pjestarëve të ish UCK-së së Kosovës, duke përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërkaq për këta dy të fundit për shkak të pozicionit aktual që kanë “janë në sistemin e kërkimit por për momentin janë të padukshmë”, ka thënë Stefanoviq.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj në Shkup, krahas takimit me homologun e vetë Zaev, do të jetë në një darkë të përbashkët me kryeministrat e rajonit dhe Komesaren për Politikë të Jashtëme të BE-së, Federika Mogherini.

Krahas kryeministrit Haradinaj në Shkup, kanë konfirmuar prezencën e tyre edhe kryeministriat tjerë të rajonit, duke përfshirë Edi Ramën e Shqipërisë, atë serbe, Ana Bërnabiq, si dhe akoma e pakonfirmuar është edhe prezenca e kryeministrit Bullgar, Borisov, në cilësinë e kryesuesit të BE-së.

Po ashtu kryeministri Haradinaj do të jetë prezent edhe në Samitin digjital për Ballkanit Perendimor që mbahet të mërkurën e të enjtën në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat