Shekerinska do të takohet me Xhejms Matis në Uashington

Maqedonia

Shekerinska do të takohet me Xhejms Matis në Uashington

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:49
Radmilla Shekerinska

 Zëvendës-kryeministrja e Qeverisë dhe ministre e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska nga 26  prilli deri më 2 maj do të qëndroi për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku do të takohet edhe me sekretarin amerikan të shtetit për mbrojtje, Xhejms Matis, informon Zhurnal.

Takimi me Matis do të realizohet me 1 maj në Ushaington, ndërsa siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të bisedimeve do të konfirmohet partneriteti strategjik midis Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Rëndësia e takimit është edhe më e madhe pasiqë që po ndodh në prag të Samitit të NATO-s që do të mbahet në muajn korrik në Bruksel.

Në kuadër të vizitës, Shekerinska do të takohet edhe me zëvendës-ndihmësin e sekretarit për mbrojtje të SHBA-ve për Rusi, Ukranisë dhe Euroazi, Lora Kuper, ndërsa do të ketë takime edhe në Depertamentin e Shetetit Amerikan, Senat dhe Kongres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat