Veterinarët në Maqedoni kërkojnë zgjatjen e afatit për aplikimin e subvencioneve

Maqedonia

Veterinarët në Maqedoni kërkojnë zgjatjen e afatit për aplikimin e subvencioneve

Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:54
Ilustrim

Oda e Veterinarisë ka kërkuar zgjatjen e afatit për aplikimin e subvencioneve për dhentë dhe dhitë. Në vend të 15 majit fermerët kopetë e tyre t’i lajmërojnë deri më 30 qershor për shkak të shlyerjes së obligimeve për numërim dhe vaksinim të bagëtisë.

Arsyetimi është se më vonë do të munden me cilësi më të madhe t’i kryejnë obligimet për diagnostikë, për vaksinimin kundër brucelozës dhe regjistrimin e numrit të kafshëve.

Veterinarët për momentin janë të angazhuar në vaksinimin e bagëtive kundër sëmundjes së “lëkurës”, ndërsa për shkak të afatit të shkurtër për aplikimin e subvencioneve në të njëjtën kohë duhet të fillojë edhe me aktivitet në fermat e lopëve dhe dhive.

Sipas veterinerëve kjo përsëritet çdo vit dhe mendojnë se duhet të ketë më shumë kohë ku konkretisht do t’i mbarojnë kontrollimet për diagnostikë dhe vaksinimin të cilat paralel kryhen me regjistrimin e kafshëve.

Mjekët veterinar që nga 12 marsi të këtij viti kanë kërkuar që afati për subvencionim për dhentë dhe dhitë të jetë deri më 30 qershor të 2018, por ende s’kanë marrë lajmërim zyrtarë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat